E rrezikshme, fyese dhe e padrejtë të detyrohen mësuesit të vaksinohen me "AstraZeneca" sot
Apel ndërgjegjes së mjekëve, specialistëve e autoriteteve ende të papërfshirë nga ethet e vaksinës elektorale:
Më ngjan e rrezikshme, fyese dhe e padrejtë të detyrohen mësuesit të vaksinohen me AstraZeneca sot.
Në mbi 20 vende është pezulluar vaksinimi masiv me AstraZeneca nga institucionet përkatëse të kontrollit të medikamenteve.
Vaksina AstraZeneca është një vaksinë e aprovuar nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të vendeve perëndimore.
Lexo edhe: Nis vaksinimi i mësuesve në vend, në Durrës pritet të fillojë të martën
Por, rastet e evidentuara me efekte anësore, disa herë edhe me humbje jete pas bërjes së vaksinës kanë detyruar institucionet përkatëse kombëtare të marrin vendimin se vaksinimi duhet pezulluar, derisa ndërlidhja vaksinë - efekte të rënda, apo vdekje të jetë provuar shkencërisht.
Edhe më e rëndësishme tani është ndjekja e rasteve me efekte anësore deri tek trombozat.
A janë mjekët e familjes, apo sistemi shëndetësor të përgatitur për përballimin e këtyre efekteve anësore, sidomos në rastet më të rënda?
A ka protokolle të sakta të ndjekjes së trombozave qe mund të çojnë në humbje jete? Si është situata me njerëz te grupit te rrezikut?
Sa të ekspozuar janë këta njerëz ndaj efekteve anësore?
Shtetet perëndimore po kërkojnë të paktën t'i japin përgjigje këtyre pyetjeve, duke pezulluar vaksinimin edhe pse statistikisht përfitimet nga vaksinimi janë më të larta se rreziqet nga rastet me efekte anësore të rënda të vërtetuara gjer më tash. Po komisionet dhe institucionet tona si pozicionohen për këtë?
A po sqarohen mësuesit e grupe të tjera se vaksinimi nuk mund të kryhet pa ditur gjendjen e antitrupave?
Sqarimi transparent i njerëzve, sigurimi i protokolleve të qarta të ecurisë së rasteve me efekte (të rënda) anësore do të ishte edhe kushti paraprak për të rifituar besimin e tronditur të shumë qytetarëve në Shqipëri dhe jo të vijohet me një krekosje sikur kjo gjë nuk i prek ngarkesat e ardhura në Shqipëri.
Tranaparencë dhe përgatitje, kaq të pamundur e kanë autoritetet shqiptare të ushtrojnë këto elemente garancie?
A mund të detyrohen mësuesit kësisoj?
Sipas informacioneve në departamentet e lajmeve, mësuesit thërriten urgjent pa u lënë kohë të kontrollojnë gjendjen e antitrupave dhe kur nuk kanë kaluar as 6 muaj nga kalimi i covid-19 (e ndaluar në vendet perëndimore).
Pash Zotin a ka mjekë e specialistë aty ku po kryhet vaksinimi të thonë “Stop” sa të merren këto përgjigje?
Lexo edhe: Nis vaksinimi me AstraZeneca në disa qytete të Shqipërisë, jo të githë mësuesit e pranojnë