Aksident në aksin Tiranë-Durrës, e plagosura dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2021, 15:47
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, pranë zonës së Vaqarrit.
Sipas asaj që mëson Ora News, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa 1 person ka mbetur e plagosur.
Bëhet fjalë për një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.