Durrës, përplaset me makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2021, 14:48
Një aksident me vdekje u regjistrua sot në Maminas, ku shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.