PD çon 222 emra në KQZ ridepoziton listën e kandidatëve për deputetë

Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ listën e korrigjuar.

Përveç  detajeve teknike dhe plotësimit të kuotave gjinore në Tiranë dhe në Korçë, selia blu nuk ka reflektuar për numrin e kandidatëve në listat shumëemëror.

Demokratët kërkojnë të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me 222 emra, kur sipas komisionerit duhet të ketë vetëm 153 kandidatë.

Shkodra i uron mirëseardhjen, Basha: Nga këtu nis ndryshimi

Lista e PD do të jetë në dorë të Komisionerit Shtetëror, i cili ditën e djeshme për Ora News deklaroi se vendimi do të jetë në bazë të kodit zgjedhor. Ndërsa në orën 17:00 komisioneri shtetëror do të marrë vendimin për regjistrimin e listës së PS dhe LSI-së, si dhe 4 kandidatë të pavarur.

Lexo edhe: KQZ kthen për korrigjim listat e kandidatëve të disa partive, mes tyre edhe koalicioni i PD