(Pa) kënaqësitë e listës Rama, Velaj do ta konsideronte drejtimin e bashkisë së Vlorës, emocionohet Ulqini

Lista Rama në zgjedhjet e 25 prillit ka kaluar pa shumë revoltë. Pas tërheqjes së Alket Hysenit dhe Musa Ulqini, pjesa tjetër ka pranuar në heshtje renditjen. Madje nuk mungojnë as ata që në vend të komentit të përballen me të qeshura. Kliko Videon e kronikes

Kryesocialisti, Edi Rama, natën e 8 marsit vendosi se disa nga deputetë aktualë të mos i ketë pjesë e ekipit në zgjedhjet e 25 prillit.

Pakënaqësitë nga “blerjet” e LSI dhe rënditja poshtë zonës së sigurt kanë bërë që disa prej tyre të mos marrin “akreditimin” për të garuar në zgjedhjet parlamentare.

Tërheqja  e Alket Hysenit pasi u vendos nga Rama i 11-ti në listë dhe refuzimi i ftesës të kryeministrit nga kryebashkiakut Dritan Leli  në Vlorë kanë nisur përplasjet brenda PS në këtë qark.

Por ndryshe nga Hyseni dhe Leli, Edmond Leka dhe Fate Velaj e kanë pranuar pa rebelizëm vendimin e kryetarit të tyre.

Leka: Është vendimi im personal sepse kam vite që kontribuoj në politikë dhe mendoj se duhet ti përkudhtohem më shumë familjes.

Velaj: "Një pjesë të rrugës bëjeni me mua". Edhe Edi Rama këtë praktikë të europianëve e ka zbatuar shumë bukur. Ishte një vendim i përbashkët, atij i duhej dikush tjetër dhe kështu vazhdoi kjo rrugë.

Për “përjashtimin” e Lelit nga fushata elektorale e Ramës në Vlorë, dy deputetët në detyrë mendojnë ndryshe.

Velaj: Secili bën zgjedhjen e vetë në jetë dhe mendon se me këtë zgjidhje do të bëjë një rrugë akoma më të gjatë.

Leka: Nuk e di që është jashtë fushatës sepse çdo ditë është aktiv.

NësëeRama do t’i bënte një ftesë për të drejtuar bashkinë e Vlorës, Fate Velaj nuk e mohon që do ta mendonte një sfidë të tillë.

Velaj: Unë kam një familje e cila jeton në Vjenë dhe për çdo vendim mua më duhet të flas me familjen time.

I ofruan një vend poshtë rënditjes së sigurt, por Musa Ulqini u tërhoq pa shumë zhurmë pas 7 mandatesh në Parlamentin e Shqipërisë. Por ndryshe nga kolegët e tij, ky vendim i Ramës nuk i shmang emocionet e Ulqinit.

Ulqini: Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vjet rresht dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi se ndershmëria është politika më e mirë.

Mospraninë e tyre në listat e Ramës për mandatin e  tretë, socialistët e argumentojnë me të njëjtin jstifikim, arsye personale.

Gjermeni: Kam gati një vit që i kam thënë Kryeministrit që nuk do të jem.

Vorpsi: Ka qenë një zgjedhje personale e imja.

Sadri Abazi, pa shumë fjalë, tregon se si janë bërë listat e PS, ku Rama kërkon që të jetë në pushtet edhe për 4 vite të tjera.

Lexo edhe-Me një buzëqeshje kalon gjithçka, edhe kur të lënë jashtë listës, si Sadri Abazi