Tendera pa garë në Kolonjë e te Politekniku, vijon skualifikimi i konkurrentëve për shkak të kritereve

Edhe në buletinin e fundit të Prokurimeve Publike, tenderat pa garë nuk mungojnë. Një rast i tillë është për mirëmbajtjen e automjeteve në Kolonjë, por dhe në furnizimin e Universitetit Politeknik me kompjutera. Kliko Videon e kronikes

Bashkia e Kolonjës ka mbyllur garën për ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes së automjeteve me fond rreth 4.7 milionë lekësh, duke u shpallur fitues subjekti Hamet Iliazi.

Sipas të dhënave të Prokurimeve Publike në garë kanë marrë pjesë 2 kompani.

Por rezulton se kompania Pinderi edhe pse ka ofruar 200 mijë lekë më pak, është skualifikuar me argumentin e mungesës së dokumenteve dhe ambientit të realizimit të punimeve.

Si pasojë, fitues është shpallur kompania që ka mbetur e vetme në garë.

E njëjta situatë me mungesë gare konstatohet dhe në tenderin e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në tenderin për pajisjen me kompjuter me vlerë rreth 37 milionë lekë kanë marrë pjesë 5 kompani.

Por katër prej tyre janë skualifikuar me argumentin e plotësimit të kritereve apo dokumentacioneve.

Ndër to është dhe subjekti që ka paraqitur vlerën më të ulët, por sipas argumentit të paraqitur në APP nuk kishte paraqitur dokumentin për shlyerjen e faturës së energjisë elektrike por dhe nuk kishtë dorëzuar dokumente të tjera.

Për këtë tender rezulton të ketë pasur ankesë, por pas marrjes së përgjigjes çështja është konsideruar e mbyllur.

Si pasojë në garë ka mbetur vetëm një kompani, duke u bërë automatikisht fituese.