Covid-19 i merr jetën ish-kryebashkiakut të Fushë Krujës

Bajram Karaj, ish-kryetar bashkie në Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë ditën e sotme pas betejës së humbur me Covid-19.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare, ndërsa ka drejtuar bashkinë e Fushë Krujës për një mandat, në vitet 2000-2004.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 15 vdekje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave nga nisja e pandemisë në 2060.

Lexo edhe: Covid-19, 15 viktima në 24 orët e fundit. Më i riu 34 vjeç