"E kam të vështirë ta pranoj..." Covid-19 i merr jetën 32 vjeçarit nga Belshi, baba i një fëmije

Një 32 vjeçar nga qyteti i Belshit ka humbur betejën me Covid-19 në spitalin "Shefqet Ndroqi".

Viktima është identifikuar si Alban Hidri, baba i një fëmijë të mitur, vetëm 2 vjeç. Hidri mësohet se nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej disa ditësh ishte intubuar në Covid2.

I nderi ishte edhe kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Rrasë, teksa të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit.

"Ditë e zezë për mua dhe partinë që drejtoj. E kam tepër të vështirë ta pranoj që sot u nda nga jeta një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Për mua dhe partinë demokratike të Belshit do mbetesh njeriu më energjik dhe besnik që kam njohur. Së bashku kemi fituar cdo betejë politike, sepse ti e doje demokracinë dhe lirinë.

I paharruar qofsh Alban Hidri", shkruan kryetari i Partisë Demokratike në Belsh.