Shtetet e BE pezullojnë vaksinën e "AstraZeneca", Vasili thirrje qeverisë: Boll më eksperimenteve me shqiptarët

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas vendimit të shteteve si Gjermania, Franca dhe Italia, të cilat pezulluan përdorimin e vaksinës së prodhuar nga "AstraZeneca".

Përmes një postimi në Facebook, Vasili i kërkon qeverisë të ndalë eksperimentet me shqiptarët.

"Boll eksperimente janë bërë nga Edi Rama në kurriz të shqiptarëve në një vit Pandemi. Këto eksperimente të Edi Ramës, që nga mosbërja e testimeve etj, kanë kushtuar jetë njerëzish dhe dëmtim të shëndetit të mijëra të tjerëve si dhe dhjetëra milionë euro që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve", shprehet ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Boll më, Shqiptaret nuk jane per eksperiment!!Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca.Holanda,Danimarka,Norvegjia,Islanda,Letonia,Estonia,Austria, Bulgaria, Qipro, Estonia, Franca, Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia kane pezulluar lote te vecanta.Shqetesim i madh i vendeve te medha dhe me nivele shkencore absolutidht te larta vetem e vetem per sigurine e vaksinave dhe per garantimin e integritetit te plote te vaksinave per qytetaret e tyre.

Ndersa Ministrja e Shendetesise Manastirliu thote se: “38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj."Ku e gjejne garancine dhe sigurine Edi Rama me kete ministren, apo shqiptaret jane qytetare te dores se dyte.

A komunikuan me keto vende te medha? Shqiptaret meritojne siguri te plota per vaksinat dhe jo vaksinimin elektoral te Edi Rames!

Boll eksperimente jane bere nga Edi Rama ne kurriz te shqiptareve ne nje vit Pandemi. Keto eksperimente te Edi Rames qe nga mosberja e testimeve etj kane kushtuar jete njerezish dhe demtim te shendetit te mijra te tjereve si dhe dhjetra milione euro qe kane dale nga xhepat e qytetareve.

Lexo edhe: Pas Gjermanisë, edhe Franca e Italia pezullojnë vaksinën e “AstraZeneca”-s