Intensifikohen reshjet e dëborës, disa makina të bllokuara prej 5 orësh në Llogara

Temperaturat e ulëta në vend janë shoqëruar me reshje të dendura dëbore në gjithë vendin.

Situata më e rënduar raportohet në jetë në Qafën e Llogarasë.

Intensifikimi i reshjeve ka bërë që disa makina të mbeten të bllokuara prej më shumë se 5 orësh, ndërkohë që në to janë familjarë dhe fëmijë, mëson Ora News.

Deri më tani asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për t'i ndihmuar.