Alizoti takim me tregtarët e vegjël në Berat: Më shumë para në xhepat e beratasve, më shumë mirëqenie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2021, 16:59
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti, zhvilloi një takim ditën e sotme në tregun e fruta-perimeve në këtë qark, ku u njoh me vështirësitë shumta që po kalojnë tregtarët.
Alizoti tha se me qeverisjen e PD, zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill.
"Ne zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill" u shpreh ai.
Ai shtoi më tej se "më shumë para në xhepat e beratasve, më shumë blerje, më shumë mirëqenie" do të ketë për qytetarët.
Alizoti u njoh edhe me vështirësitë që hasin tregtarët, duke mos patur asnjë mbështetje nga qeveria dhe pushteti lokal.