"Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja" Rama ironizon Kryemadhin dhe Metën: Hyrja pa pagesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2021, 18:45
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar videon e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi teksa kërcen dhe reagimeve të sotme në Presidentit Ilir Meta.
Ky i fundit shpërtheu në akuza kundër qeverisë në lidhje me përplasjen e dhunshme dje në Elbasan, ndërkohë që Kryemadhi së bashku me blogerin e njohur Olti Curri që kanë realizuar një video në TikTok ku imitojnë një personazh të njohur turk.
“Orë Vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja” i cilëson Edi Rama, ndërsa nuk e lë më kaq, duke shtuar “Hyrja pa pagesë, fikni celularin”.
https://www.instagram.com/p/CMcmv4NnuQ1/?utm_source=ig_web_copy_link