Hapet një gropë e madhe pranë Syrit të Kaltër

Një gropë e madhe është hapur në vendin e quajtur Krongj, pranë Syrit të Kaltër.

Papritmas, gropa me diametër 10 metër dhe thellësi 6 metër është hapur në një arë bujqësore.

Duket se shirat e ditëve të fundit kanë bërë që dherat të zbuten duke krijuar gropën.

Sikurse mund të shihet edhe në foto, policia ka rrethuar gropën për të mos rrezikuar ndonjë qytetar që do t'i afrohet, pasi gropa është mbushur me ujë.