BOOM - Rrugët e harruara të Tiranës, qytetarët: Bashkia të na kujtojë edhe neve
BOOM shkoi në Kombinat, në rrugën “Jani Fullani”, një rrugë e amortizuar dhe e shkatërruar.
Banorët thonë se e kanë shumë të vështirë të kalojnë çdo ditë. Duan vetëm që rruga të bëhet.
"Ngelëm në servis me makinat."
Ndërkohë, një nënë e re thotë se është vështirë për fëmijët sidomos në dimër pasi shirat krijojnë pellgje e baltë.
Banorët pohojnë se asnjëherë nuk është bërë investim në këtë rrugë dhe kanë thirrje vetëm tu bëhet rruga.
Vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës, ndodhet rruga “Jorgo Panajoti”, por në gjendje të shkatërruar dhe gjithë gropa.
Banorët thonë se asnjëherë kjo rrugë nuk është rregulluar.
"Kalojmë çdo ditë dhe hasim vështirësi."
"Çantën e fëmijës edhe pse me rrota e mbaj në krahë se nuk mund ta përdor."
Prindrit shprehim shqetësim pasi në dimër duhen çizme për të kaluar në atë rrugë.
"Jam banor të paktën 30 vjet këtu, por asnjëherë s'kam parë ndryshim."
Rruga “ Muharrem Bajraktari”
"Makinat tona po lënë sabratorin në këtë rrugë."
"Viti 2021 dhe rruga është skandal."
"Rruga është gjithë gropa dhe vetëm kur vjen radha e votimeve vijnë për të premtuar, por asgjë."
Ndërsa një qytetar thotë se edhe pse është para zgjedhjeve nuk shpreson se do rregullohet pasi janë gënjyer disa herë.
"Kryetari i bashkisë është një mashtrues. Ai bën mrekulli, por asgjë. Është një skandal 27 vjet."