Covid-19 i merr jetë gazetarit dhe aktivistit të njohur korçar

Ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare Arben Kosturi, gazetar dhe kryetar i shoqatës rome "Disutni Albania" në Korçë.

Prej dy javësh Kosturi ka qenë i shtruar në Tiranë ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë bërë thirrje për mbledhjen e fondeve për kurimin e tij në Turqi, çka duket se shuma nuk është plotësuar.

Prej vitesh ka qenë aktivist i të drejtave për romët dhe egjiptianët ndërkohë që nuk ka mundur ti mbijetojë dot virusit Covid 19.