Të punosh në varreza në këmbim të votës, denoncimi te Berisha: Drejtori i Veliajt kërcënon punonjësit

Punësim në varrezat publike të Sharrës në këmbim të votës më 25 prill.

Denoncimin e bën publik ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas ish tij, bëhet fjalë për shtetasin Agron Tafa, drejtor në varrezat në fjalë, të cilin e paralajmëron se do të marrë ndëshkimin e merituar.

"Drejtori i varrezave fushatë për blerje votash! Denoncim nga banorët e Sharrës: Drejtori po kryen një krim të rëndë elektoral për të cilin do të marrë ndëshkimin ligjor të merituar", shkruan Berisha, që publikon edhe mesazhin e qytetarit.

Agron Tafa, me funksion drejtor i varrezave Sharre, ne kembim te votes, ka hapur vende per punesim te njerezve ne nevoje te zones se Sharres. Zotria ne fjal po takon njerez neper banes private dhe dergon pako ushqimore dhe ne kete moment po ben edhe pazarin e votes se familjes. Me shperblim nga 100 deri 150 euro dhe nje te punsuar ne varreza ne Sharre. Ku ne kete moment dhe te punsuarit qe ai disponon po i kercenon me vendin e punes duke ju kerkuar voten hapur ne mbledhjet qe ai organizon her pas here madje edhe cdo ndrim turni.

I bejme thirrje ne banusit e zones Sharre drejtorit Agron Tafa qe te mos na kercenoje prindrit tane me vende pune dhe me 100 euro-sha se koha e mashtrimeve dhe blerjeve ka mbaruar.

I kerkojme komunitetit dhe njerezve te ndershem te Sharres te mos bien pre e nje vendi pune 2 mujor dhe te flaken ne mes te kater rrugeve mbas mbarimit te zgjedhjeve.

Faleminderit nese e publikoni kete sms se familjet e Sharres po kercenohen dit per dit nga ky drejtor, qe ky as drejtor nuk duhet te jet por nje njeri prapa hekurave.