Jeni dakort me gjidhënien në publik? Ja nënat e famshme që e kanë bërë

Në vendin tonë fatkeqësisht ende shohim nga ata persona të cilët paragjykojnë një nënë që ushqen fëmijën e saj në publik.

Nëse një nënë shihet në një park duke ushqyer foshnjen e saj, ajo mund të marrë lloj lloj komentesh fyese

Shumë personazhe të njohura i kanë dhënë një mësim të mirë atyre që mendojnë se të japësh ushqim fëmijës në publik është një "turp"

Arbana Osmanin, Sara Hoxha apo Klea Huta kanë treguar në llogaritë e tyre individuale copëza të këtij momenti kaq jetësor dhe të rëndësishëm me foshnjat e tyre.

Gjidhënia është një proces mjaft i rëndësishëm për rritjen e foshnjës.

Më poshtë ju rendisim disa nga arsyet kryesore pse qumështi i nënës është i shëndetshëm, praktik dhe në çdo moment dhe në çdo vend në dispozicion në temperaturën dhe me përmbajtjen e duhur.

  • Qumështi i nënës ndryshon dhe u përshtatet vetvetiu kërkesave dhe po ashtu gjatë rritjes së fëmijës. Qumështi përbëhet 88 përqind prej uji. Përveç kësaj, ai përmban proteina, yndyra, karbohidrate, minerale, vitamina dhe hekur. Ai e furnizon fëmijën me lëndët e imunitetit dhe lëndët mbrojtëse të nënës dhe në këtë mënyrë e mbron fëmijën nga sëmundjet.
  • Qumështi për foshnjen e sapolindur, që quhet kulloshtër (kolostrum), përmban më shumë proteina – dhe kështu më shumë lëndë rezistuese – se sa qumështi i arrirë i grave dhe prandaj është veçanërisht i rëndësishëm për beben tuaj.
  • Gjidhënia përkrah marrëdhëniet e ngushta midis nënës dhe fëmijës dhe për fëmijën nënkupton interesim, afërsi dhe ngrohtësi. Fëmijët të cilët kanë pirë gji, janë më pak të rrezikuar nga mbipesha. Përveç kësaj, gjidhënia ul rrezikun për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, për tensionin e lartë dhe alergjitë, edhe në moshën e mëvonshme fëmijërore, dhe ka një ndikim pozitiv në zhvillimin optimal të muskulaturës së fytyrës dhe të gojës si dhe të nofullave.
  • Gjidhënia është e dobishme edhe për nënën: Hormonet e gjidhënies mbështesin rizvogëlimin e mitrës,dhe nga kjo ulet rreziku i gjakderdhjes pas lindjes. Gjidhënia në shumicën e rasteve vonon rifillimin e menstruacioneve. Përveç kësaj, gjidhënia ul rrezikun e sëmundjes nga kanceri i gjirit.