Një super yll por single prek Shkenda Dubova: Kur mora patentën nuk kisha me kë të ndaja lajmin

E ftuara e kësaj mbrëmje në Glamour Zone në RTV Ora ka qenë këngëtarja e njohur Shkenda Dubova.

Para disa kohësh Shkenda u përfol shumë në media për ndarjen nga i fejuari i saj, Labi me të cilin kishin 6 vite lidhje dhe prej asaj kohe këngëtarja vazhdon të jetë vetëm.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku se cili është kujtimi më i keq për këngëtaren ajo rrëfen  momentin kur ëndrra e saj është bërë realitet dhe këtë lajm nuk ka patur me kë ta ndajë.

"Para një viti e gjysëm kur më morën nga Gjermania që ke marrë patentët për të gjithë Europën u ktheva dhe mora telefonin dhe nuk kisha kë të merrja ne tel. Nuk kisha kë të merrja në tel që ti tregoja përveç familjes. Aty u ndjeva vetëm sepse nuk kisha me kë ta ndaja lajmin. Kjo ka qenë një ëndërr për mua dhe nuk kisha me kë ta ndaja lajmin"- thotë Shkenda.

Për të ndjekur intervistën e plotë ndiqni videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=sEtjlWKrXEI