Leonardo Dicaprio sërish përkrah Vjosës së Shqipërisë! Ja çfarë ka bërë ai kësaj rradhe

Në tetor të vitit 2019, aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio befasoi ndjekësit e tij në rrjete sociale me një postim ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.


DiCaprio shpalosi vlerat e veçanta që mbart ky lumë dhe tregoi se pavarësisht se mund të sjellin të mira ekonomike, ndërhyrjet në lumë do të jenë një mallkim për këtë bukuri të veçantë.


Ky veprim është përsëritur sërish nga aktori i famshëm në nëntor të vititi 2020.
Duket se DiCaprio e ka merak të veçantë lumin Vjosa në Shqipëri, ndaj ka bërë sërish thirrje, duke iu bashkuar gjithashtu peticionit të ndërmarrë për mbrojtjen e tij.


Teksa ka publikuar dokumentarin “Vjosa Forever” që bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit, aktori i njohur apelon qytetarët të firmosin peticionin për të shmangur katastrofën mjedisore që mund të ndodh.


“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.


Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin"- shkruan ai.