"Se femna jote mu m’ka fiksim", Plas "lufta"! Varrosi publikon bisedat me ish-partneren e Meriton Mjekiqit
Pak kohë më parë mes Noizy-t dhe Meriton Mjekiqit lindi një debat në distancë.
Ky i fundit pati të ftuar në emision reper
in Big Kik, i cili u shpreh gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment” se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”. Përgjigja e Noizy-t nuk vonoi dhe në këtë përplasje virtuale ai përfshiu edhe moderatorin e emisionit , Meriton Mjekiqin.
Nuk vonoi shumë dhe reafimi i Meriton Mjekiqit erdhi duke e falenderuar Noizyn që mezi e pret të fillojë emisionin.
Mirëpo edhe pse u duk se gjakrat u qetësuan, duket se tashmë kanë nisur sërish thumbat mes Meritonit dhe mikut më të mirë të Noizy-t, Varrosi.
Ai ka postuar një bisedë, në të cilën shihet se i ka shkruar një mesazh ish-partnerja e Meritonit, Egesta, me të cilën ai ka dhe një djalë.
“Hahaha pse? Nejse dije edhe ti që ai është ish burri im edhe e bona vetëm me ja ul bishtin se goxha e ka rrit mendjen është t’u fluturu”, -i ka shkruar ish e dashura e Mjekiqit.
“Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”, ka shkruar Varrosi përkrah bisedës me ish të dashurën e Meritonit.
Së fundmi Meriton ka publikuar një bisedë me anëtarë të OTR, që i kërkojnë të bëhen pjesë e emsionit të tij.
“Ooo kikrik më keni shkruar me ju marr në emision e ju kom refuzu po ti i prizrenit je”-shkruan Meritoni.
Ai gjithashtu ka publikuar dhe një video të Varrosit, i cili këndon me freestyle “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po edhe grupin tim”.
“E ku me të marr me këtë freestyle. Nejseee hahahaha”, ka shkruar moderatori përkrah videos së reperit.