Humbi 64 kilogramë “Nga një vajzë që ishi-im nuk e dëshironte u bëra një vajzë që ai nuk mund ta ketë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2021, 17:57
Pas tre vitesh lidhje i dashuri braktisi Josien duke e poshtëruar për peshën e saj.
Ajo vendosi të hakmerret ndaj tij duke humbur peshë dhe duke e rregulluar trupin e saj.
“Unë isha një vajzë që ishi-im nuk e dëshironte, kështu që u bëra një vajzë që ai nuk mund ta ketë”-tha ajo në fillim të videos së saj që postoi për të frymëzuar të tjerët të ushtrojnë dhe të jetojnë më të shëndetshëm.
Josie arriti ti largonte 64 kilogramë, dhe me trajnimin e fortë dhe ushqimin e duhur ajo humbi pothuajse gjysmën e peshës së saj trupore.
“Unë jam këtu për të frymëzuar, motivuar dhe ndihmuar të tjerët të arrijnë qëllimet e tyre”- tha ajo.