Të dhënë pas filtrave të Instagramit?! 21-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e përdoruesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2021, 17:24
Filtrat e Snapchatit dhe Instagramit sapo u publikuan menjëherë filluan të përqafohen nga mijëra përdorues, kryesisht femrat.
Dëshira për buzë të fryra, vetulla perfekte dhe mollza si të Marilyn Monroe bënë që shumë persona të fillonin të krijonin efektet e tyre në rrjetin social më të ndjekur, Instagramin.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe 21-vjeçari shqiptar në Gjermani i cili nëpërmjet programeve dhe aftësive të tija krijuese ka krijuar 54 filtra.
Frenkli Meka e ka shtrirë pasionin e tij që prej fillimit të publikimit të këtyre sensasioneve duke arritur deri më tani mbi 6 milion përdorime të filtrave të krijuara prej tij.