Një kopje e mamit! Në ditëlindjen e saj Ami dhe Ermali publikojnë vogëlushen e tyre

Ditën e sotme vogëlushja e Ermalit dhe Amit festoi 3-vjetorin e lindjes. Për t’ja bërë sa më të veçantë këtë ditë vogëlushes së tyre Sias , Ami dhe Ermali kanë organizuar një super festë ditën e sotme për të.

Çifti i njohur kanë ndarë në rrjete sociale disa foto nga festa dhe si rrallëherë ata kanë publikuar edhe foto të portretit të plotë të vogëlushes. Në fotot e publikuara Ami dhe Ermali shihen të veshur me të bardha, teksa qëndrojnë pranë tortës së ditëlindjes së Sias.

 E vogla duket se ka një ngjashmëri shumë të madhe me Amin dhe me siguri kur të rritet do të jetë një vajzë po aq e ëmbël dhe e suksesshme sa mami.