Fryti i dashurisë 15-vjeçare po vjen! Orinda Huta në pritje të ëmbël, ja sa muaj është moderatorja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2021, 15:34
Orinda Huta është përfolur shpesh se është në pritje të ëmbël, por në shumë raste këto lajme kanë rezultuar të pavërteta.
Mirëpo së fundmi duket se dyshimet e ndjekësve të moderatores rezultuan të vërteta, sepse Orinda është shtatzënë.
Sipas burimeve të "Prive" thuhet se Orinda është në muajt e parë të pritjes së ëmbël.
Ky fëmijë do të vijë në jetë si fryt i dashurisë 15-vjeçare të çiftit të njohur, që u celebrua me martesë në korrik të 2017-s.