I dha fund lidhjes shumëvjeçare me të fejuarin, Shkenda Dubova tregon arsyen

Disa muaj më parë këngëtarja e njohur Shkenda Dubova bëri të ditur për mediat se marrëdhënia me partnerin e saj kishte përfunduar.

Ajo tregoi se një nga arsyet pse çifti i dha fund lidhjes disa vjeçare ishte fakti që ata nuk ishin ende gati të bëheshin prindër.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Glamour Zone në RTV Ora Shkenda e pyetur në lidhje me këtë temë tregon se kjo është një çështje tepër delikate duke mos dhënë më shumë detaje mbi arsyen që solli këtë ndarje.

"Është një pjesë e jetës time në të cilën unë kam qenë shumë e lumtur. Është një pjesë që unë e ruaj me shumë xhelozi. Dashuria të lidh, dashuria të ndan. Është një temë e ndjeshme për mua dhe nuk dua askush të ma ngacmojë" - thotë ajo.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=sEtjlWKrXEI