I "çmendur" mbas tatuazheve, ky është gjyshi 72-vjeçar që po bën xhiron e rrjetit

Një pensionist gjerman i ka çuditur të gjithë me hobin e tij për të mbuluar trupin plot tatuazhe.

72-vjeçari Wolfgang Kirsch, deri më tani ka ngjyrosur trupin në masën 98%, e në fakt, ai nuk ka bërë tatuazh vetëm në shputat e këmbëve.

Wolfgang, i cili e quan veten Magneto, ka bërë plot 86 tatuazhe në harkun kohorë të 20 viteve.