S'paska fund! I ati "godet" pas shpine përsëri Meghanin: Ato që tha janë shpifje

Intervista e ish-çiftit të dukëve të Sussex për Oprah, vijon të mbetet një ndër temat më të diskutuara në të gjithë botën.

Meghan hodhi shumë akuza të forta ndaj familjes mbretërore dhe lidhur me këtë çështje , ka folur dhe babai i ish-dukeshës së Sussex, Thomas Markle, i cili i cilësoi akuzat e ngritura nga Meghan dhe Harry për Pallatin Mbretëror, si shpifje.

Për “Goodmorning Britain”, ai e mohoi që familja mbretërore të jetë raciste, duke u shprehur se dikush i parëndësishëm duhet ta ketë pyetur Meghan për ngjyrën e lëkurës së të birit dhe se duhet të ketë qenë thjesht një pyetje idiote sipas tij.

LEXO EDHE: Shokon Meghan Markle: Familja mbretërore më ka bullizuar, nuk doja të isha më gjallë

“Unë kam shumë respekt për mbretërit dhe nuk mendoj se familja mbretërore britanike është raciste. Unë nuk mendoj se britanikët janë racistë”- tha ai.

Thomas Markle tregoi gjithashtu se i ka kërkuar falje Meghan-it 100 herë që bëri marrëveshje me median para dasmës mbretërore të saj dhe që të takohet me nipin e tij Archie-n, duke qenë se tani jetojnë afër me njëri-tjetrin, mirëpo ajo vazhdon ende ta refuzojë.

Lidhur me pjesën që Meghan dëshironte ti jepte fund jetës së saj i ati thotë: Më mërziti vërtetë. Siç thashë, do të kishte qenë e lehtë për të nëse do të më kontaktonte mua apo pjesëtarë të tjerë të familjes”-tha ai.