Denoncimi/Vera Deda Ndoka: Me larguan nga puna në Postë se shpërndava një kronike të Ora News
Drejtuesja e zyrës së Postës në Rrilë të Lezhës ka denoncuar largimin nga kjo detyrë nga eprorët e saj.
Përmes një postimi në facebook, Vera Deda Ndoka thotë se drejtuesi i Postës së Lezhës shkarkimin nga kjo detyrë e justifikon me kryerjen e shkeljeve, por sipas saj kjo lidhet me postimin e një kronike të emisionit "BOOM" në Rtv Ora të datës 9 shkurt dhe shoqërimin e kësaj kronike me një koment kritik për mungesën e urave në Fan të Mirditës që kishin lënë fëmijët pa shkollë.
Postimi i Plotë
Sot si rrallehere me duhet ti zgjedh me kujdes fjalet, pasi nuk do doja te lendoja akskend. Por nuk mund te qendroja ne heshtje dhe kokeulur para nje fakti qe me ndryshoi jeten me 360 grade.
Miq dhe ndjekes te faqes sime, ju bej me dije se nuk do jem me ne pozicionin e punes si kryetare zyre e Postes ne Rrile. Nje vendim ky i ndermarre nga drejtuesi i Postes ne Lezhe, i cili e justifikon largimin tim me shkelje, por sigurisht qe pas kesaj gelcon nje tjeter Skenar. Nje Skenar me prapavije politike, qe synon me Force te shkele integritetin njerezor.
Per te gjithe ata qe nuk e dine, postimi i bere me dt 11 shkurt te ketij viti, dmth nje muaj me pare, ne rrjetin tim personal facebook, eshte edhe pikenisja e sulmit te bere ndaj meje e konkretisht ndaj pozicionit tim ne pune.
Ky ishte nje vendim padyshim politik pas shperndarjes se nje postimi te bere nga ana ime te nje kronike te realizuar nga Ora Neës. Sic shihet rendom kohet e fundit ne Shqiperi, pushtetaret nuk i prek gjendja e mjerueshme e atyre banoreve, madje as qe duan tja dine per ta, por ja qe u treguan te ndjeshem ndaj postimit te bere nga ana ime duke e shfrytezuar si rast per tme larguar nga puna.
Nuk jam aspak Dakord me faktin qe pas kontrollit te PARE qe me eshte bere ne 6 vite pune ne poste, per shkak te disa parregullesive normale ne mesin e punes, ku normalisht mund te vendosej verejtje ose verejtje me paralajmerim, merret si pa te keq, vendimi per largim nga puna.
Ato qe drejtuesi i ketij institucioni i quan shkelje te renda me qellim justifikimin e veprimit te ndermarre nga ana e tij, lejohen si pa te keq ne cdo zyre postare, por kjo perdoret pastaj sipas interesit.
Kjo ceshtje sigurisht ju kalon organeve kompetente.
Jam falenderuese me zemer per komunitetin ku kam punuar se fundmi. E emocionuar se tepermi nga lotet e atyre te moshuarve qe nuk e pranonin dot largimin tim. Ato uratet e nenave, dashurine e respektin qe njerezit e kesaj zone me falin, nuk do ti harroj kurre, do mbeten ne zemren dhe memorien time gjithmone.
Nga eksperienca ime jo shume e gjate por vetem 11 vite pune, kam pare dhjetra e dhjetra drejtore qe vijne e shkojne, sepse ajo karrige nuk eshte e tyre por e fituar ne baze te meritokracise politike.
Ndaj kam bindjen e plote se ne mos drejtesia,do jete Zoti ai qe do beje drejtesi.