Takimi në Kavajë, policia "kërcënon" Bashën: Të respektohen masat anti-Covid, ose do ketë penalizime
Pas daljes së kreut të opozitës, Lulzim Basha në Kavajë, ku u pa një grumbullim i madh njerëzish, ka reaguar edhe Policia e Shteti.
Përmes një deklarate, Policia bën thirrje për respektimin e masave anti-Covid, në të kundërt, do të penalizojë shkelësit.
"Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.
Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme."
Lexo edhe: Kavaja surprizon Bashën, mblidhen për ta pritur, kryedemokrati emocionohet dhe hipën mbi makinë