"Qenke budalla i madh ti!" Kryebashkiaku Veliaj e humb toruan, ofendon gazetarin e Ora News
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, humb toruan. Njeriu që njihet për gjakftohtësinë e tij dhe kur kapet me presh në duar, sot doli jashtë kontrollit.
I gjendur përballë gazetarit të Ora News, Ronaldo Sharka, Kryebashkiaku doli te vetja duke sulmuar dhe ofenduar për të disatën herë gazetarin në krye të detyrës.
Pyetja "pse e sulmoni Ora News?" e nxori jashtë kontrollit qytetarin e parë të Tiranës që nisi të sulmojë gazetarin.
"Kujdes se do përplasesh", "Mos je budalla?", ishin reagimet e Veliajt që përsërit kështu sulmet ndaj gazetarit Sharka.
I kapur mat dhe duke mos ditur çfarë të përgjigjet Lali Eri mbështetet te bodigardët që edhe këtë herë nuk kursyen forcën ndaj gazetarit të Ora News.

I mësuar me kronika të gatshme, ku regjia kujdeset për çdo detaj, Veliaj e ka shumë të vështirë të përballet me një media e gazetar të pakapur nga milionat e lejeve të ndërtimit e jo vetëm.
Jo më kot, edhe pse ka mbi 5 vjet në krye të Tiranës nuk ka dalë një herë të vetme në konferencë me gazetarët.
Qetësohu Lali! Ti vazhdo me propagandën, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrën.
Sulmet ndaj medias dhe gazetarëve thjesht të nxjerrin zbuluar, ashtu siç je.