Skandali, shpati buzë rrugës Klos-Bulqizë kthehet në "varrezë e hapur" për qentë e ngordhur

Këto janë pamjet që të ofrohet pranë Qafë Dushkut në rrugën nacionale Klos-Bulqizë.

Rreth 20 qen janë hedhur të ngordhur në greminë, duke shënuar jo vetëm një skandal në mjedis por dhe në sjelljen ndaj kafshëve.

Udhëtarët dhe banorët kanë denoncuar rastin, ashtu si dhe mediat, por autoritetet e të dy bashkive zgjedhin e të heshtin përballë makabritetit.

Tronditjen nuk e fshehin as banorët.

"Turp të hedhin qentë këtu. Na mbyti era. Ti kisha parë e dija unë çfarë u bëja. Gjynah ti hedhin."

Në të dy bashkitë denoncimet për qentë e rrugës kanë qenë të shpeshta.

Por autoritetet në vend që të ndërmarrin plane për rehabilitimin e tyre, kanë zgjedhur ti vrasin e ti hedhin në rrugë.