Murati: 98% e parlamentit do të jetë sipas listës së partisë, hap para që kemi të drejtë që të votojmë përfaqësuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2021, 22:42
Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Erl Murati u shpreh se në 98% parlamenti do të jetë sipas listës së partisë.
Murati: Këto janë lista të mbyllura dhe jo të hapura. Mendimi im personal është se në 98% parlamenti do të jetë sipas listës së partisë, por mendoj se është një hap para që kemi të drejtë që të votojmë përfaqësuesit e partive.
Çdokush duhet të provojë se sa u vlen lëkura, se ka pasur njerëz që janë mbi dhe nënvlerësuar. Secili do të peshojë veten e tij. E shoh shumë të vështirë që një individ, sado qoftë popull, që ta thyej këtë gjë.