Demalia: Në 25 prill nuk do të kemi zgjedhje të lira, listat nuk mund të caktohen nga kryetarët
Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se në 25 prill nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike.
Sipas tij, listat nuk duhet të caktohen nga kryetari i partisë, por të dalin nga strukturat e partive.
Demalia: Në 25 prill nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike. Këtë e them duke u nisur nga mënyra se si po shkojnë partitë në zgjedhje me lista. Në asnjë vend të botës perëndimore, nuk kam parë që kryetari partisë të caktojë kush do të bëhet deputet.
Partia ka një strukturë dhe një funksion, ka platformë dhe organizma. Bëhet me garë dhe jo nga kryetari i partisë. Kryetari nxjerr orën e fundit listën nga xhepi. Kjo është shumë denigruese. Njeriu e ndjen veten sikurse ka ngel keq. Ne nuk kemi demokraci të brendshme ne parti. Nuk ka programe dhe alternative.