VIDEO/ Gola dhe spektakël, Arminia frenon Bayern-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 22:50
Pas suksesit në Botërorin e Klubeve, trofeu i gjashtë sezonal, Bayern Munchen ndalet në Bundesligë.
Kampionët e Gjermanisë u ndalën në një barazim 3-3 në "Allianz Arena" përballë Arminia Bielefeld. Një rezultat deri diku i kënaqshëm për rrjedhën që mori ndeshja.
Në fundin e pjesë së parë, miqtë ishin në avantazhin e 2 golave.
Golat e ndeshjes: Lewandowski 48, Tolisso 57, Davies 69/ Vlap 9, Pieper 37, Gebauer 49
Pas 21 javësh kampionat Bayern Munchen kryeson Bundesligën në kuotën e 49 pikëve, 5 më shumë Leipzig i vendit të dytë.
Përmbledhja e ndeshjes: