VIDEO/ Hyn "ora policore", "kursimtari" Veliaj i pret dritat qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 21:10
Qëndron gjatë gjithë kohës “Live” në televizione me kronika të parapërgatitura, por mjafton një xhiro nëpër Tiranë për të parë gjendjen reale të kryeqytetit.
Sikur të mos mjaftonin problemet me ndotjen, betonizimin, plehrat apo rrugët me gropa, kryeqyteti vuan edhe nga mungesa e ndriçimit në akset kryesore të tij.
Rasti që sjellim këtu i përket rrugës “Xhenfize Keko”, nga zona e Brrylit deri në Fresk, ku e gjithë rruga është në errësirë të plotë.
Mos ndoshta kryebashkiaku Erion Veliaj mundohet të kursejë dhe me futjen në fuqi të orës policore i fik dritat qytetit?...
