Ku qarkullohet me zinxhirë/ ARRSH: Ja situata në akset rrugore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën në rrugët e vendit pas disa ditësh me temperatura shumë të ulta dhe prezencë dëbore.

Sipas ARRSH, kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Ndërsa jep edhe një panoramë të akseve rrugore në të gjithë vendin.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONI QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë:

Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.