Abazi: Fitorja e Vetëvendosjes një kthesë historike për trojet shqiptare dhe Ballkanin
I ftuar në RTV Ora, Bioken Abazi, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosjes në Tiranë, u shpreh se Lëvizja e Vetëvendosjes ka qenë një listë e cila i ka shkatërruar listat e tjera.
Abazi tha se Kurti dhe Osmani ta formojnë të vetëm qeverinë, duke parë edhe nga pakicat kombëtare, sepse ato kanë të drejtën që të jenë në koalicion qeverisës.
Abazi: Lëvizja e Vetëvendosjes ka pasur një listë e cila i ka shkatërruar listat e tjera. Me këto rezultate ka ndodhur një kthesë historike dhe që do të ketë ndikimi në gjithë trevat shqiptare dhe në gjithë Ballkanin. Kjo thyen një traditë prej 2-3 dekadash ku politikanë të korruptuar janë të korruptuar dhe të kapur nga oligarkë që konsolidojnë pushtetin e tyre. Rasti i vetëm kur ka pasur jë rezultat kaq të madh ka qenë me ish-presidentin Rugova, por edhe ai nuk e ka arritur një rezultat të tillë. Tashmë pritet që Kurti dhe Osmani ta formojnë të vetëm qeverinë, duke parë edhe nga pakicat kombëtare, sepse ato kanë të drejtën që të jenë në koalicion qeverisës.
Do të numërohen edhe votat e Diasporës, por shpresoj që të mos ndodhë si herën e kaluar ku shumë vota dilnin të pavlefshme ose me probleme. Dihet se votat e Diasporës i ka fituar Vetëvendosja vitet e fundit nga 50-70%. E reja këtë herë është që Vetëvendosja është votuar masivisht. Kjo është një pranverë shqiptare e cila ka filluar nga Kosova. Shumica e partive të regjimit të vjetër kanë shpresuar që të jenë në koalicion me Vetëvendosjen duke shpresuar që të pastrojnë figurën e tyre të pistë.
Abazi shtoi se me vendimin për të nxjerrë jashtë kandidimit Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiu, kryetarja e KQZ-së ka penguar demokracinë në Kosovë.
Abazi: Me vendimin për të nxjerrë jashtë kandidimit Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiu, kryetarja e KQZ-së ka penguar demokracinë në Kosovë. Kanë ardhur mbi 180 mijë vota nga diaspora dhe kanë pranuar vetë, 110 mijë duke thënë se nuk kishte kohë që të hapeshin e-mail-et. Kjo është skandaloze dhe mund të çojë dikë në burg. Në Kosovë do të bëhet një Vetting, por jo si në Shqipëri, pasi ky proces nuk ka ecur mirë këtu. Ka nisur dhe ka vazhduar gabim. Kemi disa organe gjyqësore jo funksionale akoma. Ne do të zgjedhim një proces që nuk është pengesë.