Zgjedhjet në Kosovë, Basha: Pas 25 Prillit, unë dhe PD krah Kurtit dhe Osmanit

Në një dalje për mediat nga selia e PD, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë urimin për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Sipas Bashës, zgjedhjet e djeshme në Kosovë ishin sipas standarteve europiane dhe një arritje e jashtëzakonshme për qytetarët dhe politikën atje.

“Së pari dua të uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Lëvizjen Vetëvendosje, për fitimin e zgjedhjeve në Kosovë. Uroj nga zemra të gjitha forcat politike, institucionet dhe qytetarët e Kosovës për një proces zgjedhor model, me standarde evropiane, shembullor për Shqipërinë dhe mbarë Ballkanin.

Kjo në vetvete është një arritje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës, e Republikës së Kosovës.

I garantoj sot, por më fortë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, unë dhe PD dop të jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë, zhvillimit dhe punësimit të qytetarëve të të dy vendeve tona”, tha Basha.