"Duhet të kërkojë falje"/ Basha: Rama asnjë premtim të mbajtur në 8 vite
Kreu i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, në një komunikim me mediat nga selia e PD, u shpreh i bindur se në 25 prill, Edi Rama do të humbasë zgjedhjet dhe opozita do të vijë në pushtet.
Lideri I Opozitës u shpreh sot se shqiptarët kanë për ta ndëshkuar Edi Ramën se nuk i mbajti premtimet.
“Dje unë u listova vetëm 9 premtime të Ramës me të cilat ai kërkoi votën, 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, legalizimet falas, uljen e TVSH-së, e shumë e shumë të tjera, por janë dhjetëra dhe qindra premtime që Edi Rama i ka bërë dhe nuk i ka mbajtur. Dje ju kujtova vetëm një pjesë të vogël. Një kryeministër që nuk i mban premtimet nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandat tjetër. Jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm në 8 vite, por tani po vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm dështime. Shqipëria ka ngecur në vendnumëro. Edi Rama nuk ka mbajtur një premtim të vetëm, tani do të na sjellë premtime të reja dy muaj përpara se shqiptarët të japin verdiktin me votë. Në 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton”, u shpreh kryedemokrati Basha.
Lexo edhe:
Zgjedhjet në Kosovë, Basha: Pas 25 Prillit, unë dhe PD krah Kurtit dhe Osmanit