Të paketuara në dy kuti, Rama pret 7020 dozat e tjera të vaksinës anticovid në aeroport

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë pritur dozat e tjera të vaksinës anticovid.

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza 7020 dozat e tjera të vaksinës kundër Covid-19 të marra nga kompania Pfizer.

Këto vaksina do të përdoren për mjekët dhe infermierët.