Ju flet Moska - Rasti i Tom Doshit, sipas ligjeve amerikane

Rasti i Tom Doshit, sipas ligjeve amerikane ishte tema e kësaj të hëne në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në raste të tilla vepron ligji për aktet e huaja korruptive që është një ligj i 1977. Ky është një ligj federal, i vlefshëm për të gjitha shtetet. Ky ligj ka pësuar disa ndryshime më vitin 1998 duke u zbatuar edhe ndaj personave apo kompanive që kryejnë pagesa që hyjnë në territorin amerikan.

Në rastin e Tom Doshit është një histori e vjetër që i ndalohet hyrja në SHBA, por nuk është thënë se ku qëndron korrupsioni i tij në raport me ligjin federal. Dikush mund të thotë se si e kanë bërë amerikanët këtë gabim? Problemi kryesor në këtë rast me Doshin, është se mund të shërbejë më shumë si një simptomë.

Listën e zezë të departamentit të shtetit amerikan e bën fondacioni Soros për vendin tonë. Ky fondacion e bën duke vepruar me atë që quhet si PPP ose kontraktor. Shteti amerikan dhe departamenti i shtetit i përdorin shumë PPP-të. Merren firma analitike të specializuara për të bërë analiza të ndryshme dhe e njëjta gjë ndodh edhe për listën e zezë, ku e bëjnë kontraktorët dhe për vendin tonë është Sorosi. Këtu shpjegohet që thuhet se anomalia që të z. Doshi të kryejë një akt të madh korrupsioni, por nuk thuhet se cili është ky akt.