Tendera pa garë në pandemi, 1.45 mld lekë për blerje oksigjeni fitohen nga e njejta kompani

Ministria e Shëndetësisë ka hapur dy tendera për blerje oksigjeni në kohë pandemie.

Të dy tenderat të shpallur sot kapin një vlerë prej 1.45 miliardë lekësh ose 11.7 milionë dollarë.

Të dy tenderat, një për QSUT-në në Tiranë dhe tjetri për spitalin "Ihsan Cabej" në Lushnje, janë fituar nga një kompanie e vetme e quajtur GTS sh.p.k.

Ndërkohë, Open Data Albania i ka vlerësuar me flamur të kuq këto dy tendera për mungesë konkurrence dhe mungesë gare.

Flamuri i kuq shfaq nevojën për investigim, kontroll apo auditim të procesit me risk të mundshëm për pajtueshmërie ligjore lidhur me praktika korruptive.