Qytetari: Më vjen turp që të kam kryeministër, Rama: E meriton të dalësh jashtë...

Kosova i përgatiti zgjedhjet në pak ditë, ndërsa rezultati dhe fituesi u mësuan brenda ditës. Një shembull për Shqipërinë, e cila ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit kohë më parë dhe ende nuk e ka përfunduar procesin.

Kjo ka bërë që qytetarët të "shpërthejnë" në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama.

Madje një prej tyre arrin deri aty sa i drejtohet shefit të qeverisë me fjalët "Më vjen turp që të kam kryeministër...".

Sigurisht që nuk ka munguar as përgjigja e kryeministrit...