Ulen testimet, bien infektimet e reja/ Edhe tre vende bosh në spitalet Covid

Ulen testimet dhe bien infektimet e reja me Covid-19 në vend.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, nga 2698 testime të kryera, janë regjistruar 775 raste të reja dhe 12 humbje jetë në 24 orët e fundit.

Po sipas ministrisë, një ditë më parë, nga 3885 testime të kryera rezultuan pozitiv 1088 qytetarë.

Sa i përket vdekjeve, 12 pacientë nuk mundën të fitonin betejën me virusin, më i riu vetëm 35 vjeç.

Sipas ministrisë, në spitalet Covid ndodhen të shtruar 547 pacientë. Ndërkohë që kapaciteti i tyre maksimal është 550 shtretër.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.

VIKTIMA
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

TË SHËRUAR

Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (15 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 775
Të shëruar në 24 orë 972
Të shtruar në spitale 547
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2698

Testime totale 416,976
Raste pozitive 93,850
Raste të shëruara 57,736
Raste Aktive 34,547
Humbje jete 1,567

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20505
Fier 2952
Vlorë 1801
Durrës 1718
Elbasan 1307
Shkodër 1500
Lezhë 1127
Korçë 1018
Berat 1018
Gjirokastër 855
Kukës 429
Dibër 317