"Paratë e rrugës u vodhën" PD: Kompania e lidhur me Sadri Abazin mori 9 milionë euro
Partia Demokratike publikoi këtë video për të thënë se qeveria i ka braktisur qytetarët dhe në fokus ka vetëm pasurimin e klientëve afër saj.
Zëdhënësja Ina Zhupa,nxori kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve, ku rezulton se kompania e nipit të deputetit Sadri Abazi, ka përfituar rreth 9 milion euro, ndërsa qytetarët u lanë në ngrica.
"Me miliona euro që Edi Rama jep çdo vit për oligarkët e tij, për gjoja mirëmbajtjen e rrugëve, nuk u përdorën për t'ju ardhur në ndihmë njerëzve."
PD thotë se sipas rregullave për çdo aks duhet të ketë të paktën 4 borëpastruese, por ky rregull u shkel si nga kompania e Sadri Abazit edhe nga kompanitë e tjera.
"Në vend që t'ju kërkohet llogari kompanive, Edi Rama dhe Belinda Balluku sulmojnë qytetarët, sulmojnë opozitën, sulmojnë këdo pse kërkon që paratë e taksave të mos vidhen."
Zëdhënësja Ina Zhupa, u shpreh se qeveria në ikje e Edi Ramës e ka lënë vendin në mëshirë të fatit, dhe nuk është askund për të ndihmuar njerëzit as kur bie tërmet, as kur është pandemi dhe as kur ka mot të vështirë.