Balla mosbesues: Basha nga vila e tij telefononte se kishte ngelur në rrugë
Socialistët refuzojnë të besojnë se kreu i Partisë, Lulzim Basha, ishte mes personave të bllokuar në aksin Lezhë-Milot.
Taulant Balla duke folur nga Kuvendi tha se Basha ndërsa qëndronte në vilën e tij kishte marrë në telefon në një televizion privat duke thënë se është bllokuar në rrugë në Shkodër.
Për Ballën në Shqipëri nuk po ndodh asgjë më shumë se çfarë ndodh në vende të tjera, përfshirë Greqinë.
Balla: Autstrada greke që lidh athinën me greqinë është bllokuar. A është Greqia një vend i Be po është, por situatA e tillë është. Për ju që ndoshta e keni parë nga divani situatën unë jam 44 vjeç jam rritur në mal jo në qytet di tju them se të ftohtë dhe reshje dëbore si ato të së shtunës nuk kam parë. Është keqardhje e madhe kur bëhet politikë me këtë. Më qesharak Basha i cili edhe pse ishte në vilën e tij, atë të oligarkëve, sepse ai është i vetmi njeri që u pasurua gjatë pandemisë, perte në telefon në një televizion privat dhe thoshte se kishte ngelur në rrugë. Nga vila e tij merrte në telefon dhe thoshte se ka ngelur në rrugë.
Basha komnetoi edhe situatën me pandeminë, duke thënë se ata politikanëve që nuk respektojnë masat anti-Covid u rrofshin votat.
Balla: Luli është administratori i njërës piramidë, Monika sudja, Dash Shehi Vebi Alimuça, të gjithë elementët e rëndësishëm të planit të fitores së opozitës. Shqipëria po ecën me seriozitet në përballimin e situatës së pandemisë. Sot ka mbërritur transhi i ri i dozave të vaksinimit. Do të vazhdojën edhe më tej qoftë me Pfizet qoftë me kompani të tjera. Përfitoj nga rasti ti them çdo politikani shqiptar që më të rëndësishme se jeta e qytetarëve nuk ka, na rrofshin votat nëse ne sjapim shembullin e duhur në mbajtjen e maskës... Pandemia ka enë sprovë e madhe, të dhënat e muajit janar sa i përket ekonomisë janë tepër të shkëlqyera, janari ishte një muaj që tregon se ekonomia po e rimerr veten. Procesi i rindërtimit po ecën sipas asaj që e kemi planifikuar.