KLGJ pezullon nga detyra gjykatësen e Krujës, Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjykatësen e Krujës Enkelejda Hoxha.

Vendimi i mor pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e la në masën "arrest me burg".

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë që kishte dhënë më herët për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe të arrestuarit e tjerë.

Gjyqtarja ka qënë në vëzhgim prej disa muajsh dhe bashkë me të edhe avokati Aldo Tabaku, i cili për shkak të njohjes që kishte me gjyqtaren merrte përsipër lirimin e të dënuarve  kryeshit të burgut te Fushë –Krujes, të cilëve u kishte mbetur edhe disa vite dënim.

Lexo edhe: Burg për gjyqtaren Hoxha, Avokati: Ajo që quhet “armike e popullit” është “nënë e 2 fëmijëve”