Nënë e bijë prej 29 vitesh jetojnë në barake me kombesata

Dëbora solli pamje përrallore në Tiranë, që pavarësisht temperaturave të ulëta solli mjaft gëzim në sy të fëmijëve.

Por kjo është vetëm njëra pamje e efekteve që sjell natyra.

Në një barake thuajse të shkatërruar e ndërtuar me kombesata jetojnë prej 29 vitesh nënë e bijë.

Në pamje të lë përshtypjen që nuk jeton njeri dhe sikur është gati duke u shembur.

E po këtu kaluan peshën e rëndë që u sollën ngricat.

"Patëm ftohtë sepse nuk kishim asgjë."

Vajza e shtëpisë Landa, tregon për kushtet e vështira në këto ditë të ftohta ku ua kanë vështirësuar më tepër jetesën.

"S'kemi me çfarë të ngrohemi. Këtu hamë dhe këtu pimë në këtë kasolle. Shumë ftohtë. Fryn era këtej dhe del nga ana tjetër."

Edhe pse ka kërkuar disa herë ndihmë nga Bashkia Tiranë ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

"Për ndihmë kam shkuar, por s'më ka dhënë njeri."

Landa tregon se prej dy vitesh kujdeset për nënën e saj të paralizuar ku kushtet që kanë ja përkeqësojnë më shumë gjendjen.

Apeli i tyre shkon për ndihmë e të mos i lënë të vuajnë në baraken, që siç thonë nuk jetojnë as bagëtitë.

"Të lutem të më ndihmojnë bashkia, sepse mezor po jetoj. As bagëtia nuk jeton kështu në kasolle."

Florinda dhe Landa Berisha jetojnë në zonën e kombinatit në rrugën "Dionis Filozofi".