Vermoshi i izoluar nga bora dhe pa energji elektrike, temperatura deri -15 Gradë Celcius
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 14:02
Bllokimin nga bora po e vuan edhe Vermoshi. Rrugën e ka mbuluar bora dhe ngricat, ndërkohë që 200 familje që jetojnë atje kanë mbetur edhe pa energji elektrike.
Raportohet për erë të fortë dhe akull. Temperaturat shkojnë deri në - 15 Gradë Celcius.