FOTO/ Ky është shqiptari i kapur me 167 kg marijuanë në Greqi

Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar ditën e djeshme në Igumenicë me 167 kg marijuanë.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 37-vjeçar nga Saranda, të identifikuar si Mihal Leka.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë dhe regjistron precedentë penalë në Sarandë për “përkrahje të autorit të krimit”, në një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Po ashtu ai njihet edhe si përdorues droge.

Sipas policisë greke lënda narkotike u zbulua nga qentë antidrogë dhe ishte e vendosur në 6 çanta dhe e ndarë në 83 pako.

Marijuana kishte kaluar nga kufiri i gjelbër, ndërkohe që në pranga ra një shtetas shqiptar që kishte transportuar lëndën narkotike dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Pesha totale e lëndës narkotike 167 kilogramë dhe 510 gramë.

Bashkë me drogën, policia greke sekuestroi edhe shirita ngjitës dhe shënues të destinuara për paketimin e ilaçeve, dylbi për mbikëqyrjen e zonës, një thikë si dhe ushqimin e përdorur.

Lexo edhe:

Gjenden 6 çanta me drogë në një fermë mandarinash, arrestohet shqiptari në afërsi të kufirit me Greqinë